Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se me trishtim kanë pranuar lajmin për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli pasi që makina e tyre ka rënë mbrëmë në lumin Lepenc në Maqedoninë Veriore.
Kusari-Lila ka ngushëlluar familjes Pacolli dhe miqët e viktimave, kurse i ka uruar shërim, Shkëlqimi, i cili ka shpëtuar mbrëmë.
Postimi i plotë:
Me trishtim dhe dhimbje e morrëm lajmin për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli në fatkeqësinë rrugore e cila bëri që makina e tyre të përfundojë në lumin Lepenc, e bashkë me të u këputen jetët e Naimit, Meritës dhe djalit të tyre Ermalit.
I uroj shërim të shpejtë Shkëlqimit, dhe ngushëllimet më thella për humbjen e familjarëve të tij!
Ngushëllime gjithë familjes Pacolli, miqve dhe bashkëpuntorëve të të ndjerëve!
U prehshin në paqe në vendlindjen e tyre, Naimi, Merita dhe Ermali.