Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka theksuar nevojën urgjente për de-eskalim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Lajçak, bëri të ditur se gjatë diskutimeve në Forumin e Prespës u nënvizua nevoja për ndërmarrjen e hapave të menjëhershëm për të adresuar tensionet në rritje. Ai po ashtu njoftoi edhe për udhëtimin e tij të afërt në Uashington DC me ftesë të zyrtarëve amerikanë ku pritet të ketë diskutime intensive "për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm."
Mes diskutimeve në këtë Forum, Miroslav Lajçak, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook rreth diskutimeve të zhvilluara lidhur me përshkallëzimin e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nëvojen urgjente për de-përshkallëzim.
Lajçak ka folur edhe për takimin me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana Lajçak, ku është ripërsëritur nevoja urgjente për një zgjidhje të shpejtë të tensioneve të thella mes Kosovës dhe Serbisë.
Në Maqedoninë e Veriut u zhvillua Dialogu vjetor i Forumit të Prespës, i cili tërhoqi figura dhe diplomatë nga i gjithë rajoni. Në mesin e tyre ishte edhe Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
"Përshëndetje nga edicioni i sivjetshëm i Dialogut të Forumit të Prespës në Maqedoninë e Veriut. Pavarësisht motit me shi, dita ishte e mbushur me diskutime interesant së bashku me partnerë, kolegë dhe miq të çmuar, duke e bërë atë një përvojë shpërblyese. Natyrisht, zhvillimet e fundit në rajon, në veçanti tensionet e larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe situata në veri të Kosovës, ishin në radarin e të gjithëve. Në fillim të kësaj jave, i informova kolegët e mi në Bruksel për vizitën time të fundit të përbashkët në rajon, situatën aktuale dhe rrugën përpara. Gjatë vizitës sime në selinë e NATO-s, u takova edhe me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mircea Geoana për të diskutuar situatën në veri të Kosovës. Të dy ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin. Më tej e theksova këtë pikë teksa iu drejtova ambasadorëve të NATO-s dhe BE-së. Do të shkoj në Uashington DC më pas me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm", - njoftoi Lajçak.