Shkëlzen Gashi i del në mbrojtje Gjinovcit, Kusarin e quan shërbëtore

Aktuale

Shkëlzen Gashi i del në mbrojtje Gjinovcit, Kusarin e quan shërbëtore

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 06:53
Shkëlzen Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi, i ka dalë në mbrojtje shokut të tij Rron Gjinovci, ndaj të cilit pati reagime të shumëta duke e akuzuar për komente seksiste drejtuar Flutura Kusarit, e cila është avokuese e juriste e të drejtave të gazetarëve.

Gashi e ka quajtur shërbëtore të strukturave kriminale Kusarin.

Ndërsa sipas tij Rroni është aktivist shembullor.

Postimi i plotë:

çka ka seksiste nëse nuk të pëlqen frizura e dikujt? asgjë. e nëse nuk të pëlqen frizura e dikujt që i ka shërby e i shërben strukturave kriminale të regjimit të vjetër, të maskuara si 'media'? prap asgjë.

nëse nuk të pëlqen frizura e dikujt që i shërben regjimit të ri? sërish asgjë.

shumica dërmuese e këtyre që po e mbrojnë këtë shërbëtoren që nganjëherë e prezentojnë si 'eksperte' , janë njerëz që i kanë shërby strukturave kriminale të regjimit të vjetër.

sulmet e orkestruara kundër aktivistit shembullor Rron Gjinovci nuk janë aspak parimore. po të ishin të tilla, këta shërbëtorë do të reagonin edhe ndaj komenteve që rroni i bën vazhdimisht kundër veshjes së presidentes të kosovës, kryemininistrit të kosovës e kryeparlamentarit të kosovës (sic).

se po pritoj me u marrë ma shumë me juve, veç edhe një send për fund: rroni osht maskotë e shoqnisë kosovare, kurse ju jeni shërbëtorë të krimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat