Manastiri i Deçanit i quan “masa të dhunshme” operacionet e Policisë së Kosovës: Sundimi i ligjit po përdoret si arsyetim

Aktuale

Manastiri i Deçanit i quan “masa të dhunshme” operacionet e Policisë së Kosovës: Sundimi i ligjit po përdoret si arsyetim

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 10:24
Manastiri i Deçanit

Manastiri i Deçanit ka dalur me thirrje “urgjente” për zgjidhje paqësore të problemeve në pjesën veriore të Kosovës duke shprehur “shqetësim të thellë” se marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe serbëve “nuk kanë qenë më keq që nga viti 2004”.

Mes tjerash ky institucion fetar fajëson autoritetet e Kosovës për “burgosje të padrejtë dhe arbitrare” duke iu referuar arrestimeve të kohëve të fundit në pjesën veriore të vendit.

“Masat e dhunshme të Policisë dhe retorika nxitëse nuk mund të jenë rruga e stabilitetin në Kosovës e as nuk mund të ndërtojnë besim të ndërsjellë mes qytetarëve”, thonë ata, siç i citoi KoSSeV.

“Për më tepër, vazhdimi i situatës dhe terrorit aktual kërcënon stabilitetin më të gjerë dhe sigurinë e të gjithë banorëve”, vazhdojnë ata, ndërsa thonë se sundimi i ligjit është esencial, “por kurrë num duhet të jetë arsyetim për abuzim me njerëz me aksione policore”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat