Policia mohon të jetë penguar nga KFOR-i në Leposaviq

Aktuale

Policia mohon të jetë penguar nga KFOR-i në Leposaviq

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Sot është raportuar se ushtarët e KFOR-it, kanë ndaluar njësinë speciale për të shkuar në Leposaviq. Megjithatë, në Policinë e Kosovës thonë se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe të caktuara, janë duke kryer detyrat e tyre në terren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i ka thënë se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe të caktuara në detyrë zyrtare, janë duke kryer detyrat e tyre në terren.

Ndërkohë, është raportuar se KFOR-i ka vendosur një bllokadë tek baza e “Nothing Hill”, në hyrje të Leposaviqit dhe njësitet e policisë deri më tani nuk po i lejon të futen në Leposaviq dhe në pikat kufitare.

Madje për këtë vendim flitet se është njoftuar edhe kryeministri Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat