Janë shpërndarë protestuesit serbë të grumbulluar në Leposaviq para rreth një ore.
Gazetarja Fetije Kamberi e cila po e përcjell protestën në këtë komunë që nga mëngjesi, tha se protestuesit kanë mbajtur fjalime dhe kanë qarë për të arrestuarit e protestave.
Sipas Kamberit, protestuesit kanë shprehur dhimbje, për siç kanë thënë ata, qytetarët e arrestuar nga Policia e Kosovës që nga fillimi i protestave në veri.
Tash e tri javë prej kur kanë nisur protestat, janë arrestuar disa protestues të dhunshëm në veri, të cilët dyshohet se i kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët që kanë raportuar atje.