Janë bërë pesë ditë prej që policia serbe ka kidnapuar brenda territorit të Kosovës, tre pjesëtarë të policisë kufitare.
Ata të premten dolën para trupit gjykues në Gjykatën e Kralevës e cila iu shqiptoi masën e paraburgimit prej një muajve, me akuzën për ‘posedim të paautorizuar të armëve’.
E ngjarja bëhet akoma më e rendë me faktin se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, ende nuk ka takuar policët e kidnapuar.
Burimet kanë thënë se stafi i kësaj zyre akoma nuk ka vizituar policët e Kosovës që po mbahen në paraburgim, pavarësisht informacioneve që policët i janë nënshtruar një trajtimi krejtësisht çnjerëzor nga autoritetet serbe.
Mos lejimi i vizitës dhe mos ndarja e informacionit është shkelje e marrëveshjes së Brukselit.
Mandati i Zyrave, zyrtarëve është të përfshihet në çështje të cilat prekin qytetarët e vendeve respektive.
Në formularin e preambulës së marrëveshjes për këto zyra ndër të tjera shkruan: “…të cilët do t’i përcjellin të gjitha çështjet që lidhen me normalizimin dhe do të adresojnë të gjitha çështjet që lidhen me problemet e përditshme që mund të ndodhin”./IO