Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar që Serbia t’i lirojë këtë javë tre policët e Kosovës.
Ai ka thënë se, nëse deeskalimi nuk ndodh do të humb Kosova.
“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!
Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës!
E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!”, ka shkruar Rama.
Kësaj deklarate të kryeministrit Rama i ka reaguar, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Ai përmes një postimi në Facebook, e akuzon Ramën se ka bë plane me Vuçiqin, Thaçin e Sorosin për ndarjen e Kosovës.
“Biri i kurvës, Edi Rama që shuëm vite punon natë e ditë dhe bën plane me Vuçiqin, Thaçin e Sorosin për të nda veriun e Kosovës me Serbinë, e këndej, kinse po i shet p... Qeverisë së Kosovës, e cila kinse po e rrezikon me humb veriun e Kosovës, që ky vet e ka bë pazar”, shkruan Miftari në facebook.