Krasniqi pret në takim deputetë austriakë, flasin për thellim bashkëpunimi

Aktuale

Krasniqi pret në takim deputetë austriakë, flasin për thellim bashkëpunimi

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 18:09
Foto nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës, të udhëhequr nga deputetja Carmen Jeitler-Cincelli.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, theksoi se në këtë takim u bisedua për raportet e shkëlqyeshme mes dy shteteve dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit tonë bilateral.

“Në takim me deputetët austriakë theksova se populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Austria ndër vite, në fusha të ndryshme.

PDK-ja mbetet e përkushtuar në kultivimin e raporteve të mira me miqtë dhe aleatët tanë  ndërkombëtarë, në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat