Dhjetëra kamionë e maune po presin në Morinë për të hyrë në Kosovë.
Atje është parë kolonë e madhe e krijuar.
Në Doganën e Kosovës, thonë se ka rritje të fluksit, ndërsa disa nga shoferët që po presin ankohen për neglizhencë.
Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci ka thënë se bëhet fjalë për rritje të fluksit të kamionëve e mauneve të cilët vijnë nga Shqipëria për në Kosovë.
Ndërsa pas bllokimit të hyrjes në Kosovë, të mallrave nga Serbia, është rritur ndjeshëm importi nga Shqipëria.