Haradinaj: Në Prekaz çdo shtëpi është histori

Aktuale

Haradinaj: Në Prekaz çdo shtëpi është histori

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 21:47
Foto nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot familjen e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent (AME), Fadil Kodra.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se kjo familje ka dhënë breza luftëtarësh që e kanë nderuar gjithë kombin shqiptar.

“Në Prekaz çdo shtëpi është histori. Sonte isha i nderuar me mikpritjen që na u bë nga Gjeneral Fadil Kodra, një mikpritje e ngrohtë sipas traditave shqiptare.

Familja Kodra përgjatë historisë sonë, dha breza luftëtarësh që nderuan Drenicën dhe gjithë kombin”, ka shkruar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat