Dora Bakoyannis është caktuar sot raportuese për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ajo sot u zgjodh nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Ariana Shoshi dhe Arben Gashi, e bënë të ditur këtë.
Ligjvënësit e PDK-së dhe LDK-së janë pjesë e delegacionit të Kosovës që është duke qëndruar në Strasburg.