Haradinaj takon deputetët austriakë: Austria ka luajtur rol të rëndësishëm në fazat më kryesore për Kosovën

Aktuale

Haradinaj takon deputetët austriakë: Austria ka luajtur rol të rëndësishëm në fazat më kryesore për Kosovën

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 13:59
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Parlamenti i Austrisë.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Bashkë me kolegë pritëm në selinë qendrore të Aleancës delegacionin nga Parlamenti i Austrisë, i përbërë nga deputetët anëtarë të grupit të miqësisë Austri-Kosovë”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se kanë biseduar edhe për zhvillimet në veri të vendit.

“Në takim biseduam për zhvillimet politike në vend, ku ndamë shqetësimin e përbashkët për situatën e krijuar në veri të vendit. Biseduam edhe për hapat e mëtejmë për depërshkallëzimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka vlerësuar ndihmën e Austrisë në të gjitha fazat me rëndësi për Kosovën.

“Gjatë bashkëbisedimit vlerësova ndihmën e Austrisë në të gjitha fazat me rëndësi për Kosovën, si në aspektin politik dhe në atë ekonomik”, ka përfunduar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat