Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për paralajmërimin e partnerëve ndërkombëtarë se nuk do ta ndihmojnë Kosovën për sa i përket njohjeve të reja.
Ajo tha se entuziazmin e ndërkombëtarëve për njohje të reja, në dy vjet qeverisje s’është që e ka parë.
“Jemi përpjekur me të gjitha mënyrat tona, dhe do të vazhdojmë me këmbëngulje së bashku me partnerët tanë për të gjetur rrugët për të realizuar njohje të reja.
Edhe ashtu s’ka pasur ndonjë entuziazëm se kushedi se çka, dhe nuk është habi që ky entuziazëm nuk do të jetë prezent as gjatë debateve dhe diskutimeve që i kemi gjatë këtyre ditëve”, tha Gërvalla
Tutje, ajo tha se sot ka qenë biseda e fundit që e ka zhvilluar rreth njohjeve të reja, teksa shtoi se “ne nuk ndalemi në atë drejtim”.