Mehaj kujton eksodin e dëbimit të shqiptarëve me dhunë më 1998-1999

Aktuale

Mehaj kujton eksodin e dëbimit të shqiptarëve me dhunë më 1998-1999

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot, teksa shënohet Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, kujtojmë eksodin e dëbimit të shqiptarëve me dhunë nga forcat paramilitare serbe në luftën e vitit 1998-1999.

“Rreth një milionë shqiptarë ishin shpërngulur në Shqipëri e Maqedoni të Veriut pas dëbimit me dhunë nga forcat serbe e sulmeve të vazhdueshme që po merrnin jetën e burrave, grave e fëmijëve. Mijëra të vdekur e mbi 1600 të cilët figurojnë ende si të zhdukur ishte bilanci i kësaj lufte gjenocidale serbe, që përfundoi pas bombardimeve të NATO-s”, ka shkruar Mehaj.

Ai ka thënë se pamjet e nënave me fëmijë në krah, të moshuar të torturuar që mezi ecnin nëpër mal, janë pamje që do qëndrojnë të ngulitur në momorien tonë.

Tmerri i përjetuar, njëlloj si dhe të rënët për lirinë e vendit nuk do të harrohen kurrë. Ata nuk harrohen sepse mungesa e tyre ndihet çdo ditë. Mospranimi i krimeve nga ana e pushtetit serb është t'i dënosh me vdekje për së gjalli familjarët e viktimave, është vrasje edhe më e rëndë se e para”, ka thënë Mehaj.

Mosdënimi i autorëve të krimit, sipas Mehajt, është agonia që pengon ecjen para, qetësia që nuk mund të vendoset dhe e ardhmja paqësore që nuk mund të arrihet.

Pajtimit të vërtetë, siç u shpreh ai, i paraprin drejtësia e kërkim falja për viktimat, pranimi i ekzistencës së njëri-tjetrit e i fakteve, përgjegjësia shtetërore e shoqërore, dëmshpërblimi.

Agresori të mos sillet si viktimë por të njoh realitetin. Vetëm ashtu bëhet ndërtimi i paqes së qëndrueshme, të ardhmes së sigurt. Drejtësia duhet të vendoset në mënyrë që historia të mos përsëritet”, ka thënë ministri Mehaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat