Historiani, Durim Abdullahu ka folur rreth shënimit të Vidovanit dhe kërcënimeve të presidentit serb për ndonjë veprim në këtë ditë, shkruan Gazeta10.
Abdullahu ka thënë se autoritetet e Kosovës këtë vit mund të marrin vendim për ndalimin e shënimit të këtij përvjetori, kjo për shkak të situatës në veri të vendit dhe marrëdhënieve edhe më të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.
‘’Sigurisht gjithmonë ka pasur skenarë se si serbët kanë ardhur nga Serbia për ta vizituar pirgun në Mazgit, por këtë vit skenarët do të jenë edhe më të rregulluara. Një opsion do të jetë edhe anulimi nga Policia e Kosovës, ose më saktë autoritetet e Kosovës mund të marrin vendim që për shkak të gjendjes së përgjithshme të marrëdhënieve të sigurisë me Serbinë ta mbyllin fare këtë shënim të sivjetëm.’’, tha ai për Kanal10.
Megjithatë ai ka thënë se nuk pret që Kurti ta marrë këtë vendim, sepse vazhdimisht është deklaruar për mëbshtetje të komuniteteve, por që sigurisht do të rriten masat e sigurisë.
”Nuk besoj se do ta bëjnë sepse i kemi parë deklarimet e Kurtit që vazhdimisht ka thanë se Kosova është shtet demokratike që respekton të gjitha të drejtat e komunitetet etnike e fetare në Kosovë. Pra besoj që këtë përvjetor të sivjetëm do të ketë një kujdes të shtuar të autoriteteve të sigurisë së Kosovës, që të mos lejojnë që një festë më karakter religjioz e më shumë politik, të përdoret, keqpërdoret në shërbim të kamuflimit të politikave të presidentet Vuçiqi që qartazi shkojnë në tensionimit të situatës në veri. Gjithë këto tri javë të fundit, thirrjeve të BE-së dhe SHBA-së për deesklaim të situatës, pala serbe jo që nuk iu ka përgjigjur pozitivisht por vetëm ka hedhur benzinë.’’, ka deklaruar ai.
Tutje ai ka folur edhe për mundësin e ndonjë veprimi nga serbët, pas kërcënimeve të Vuçiqit, duke thënë se natyrisht që do të bëjnë diçka simbolike, por që nuk beson se do të mund të nis ndonjë konflikt i armatosur