Tahiri pyet: Në cilin univers paralel po jeton Kurti nëse nuk e sheh rrezikun nga Serbia dhe Rusia

Aktuale

Tahiri pyet: Në cilin univers paralel po jeton Kurti nëse nuk e sheh rrezikun nga Serbia dhe Rusia

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 00:05
Xhafer Tahiri

Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka pyetur në emisionin DPT te Fidani të T7 që “në çfarë universi paralel është Kurti nëse nuk po e sheh rrezikun nga Rusia dhe Serbia”.

Këtë pyetje Tahiri e bëri teksa komentoi deklaratën e emisarit amerikan Gabriel Escobarit “që problemi në Veri mund të shndërrohet në konflikt rajonal”.

Tahiri tha se kjo deklaratë është shqetësuese.

“Në çfarë universi paralel po jeton Kurti nëse nuk po e sheh rrezikun nga Serbia e Rusia për deskalim”, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu ka deklaruar se LDK-ja nuk do ta kopjojë mënyrën e të bërit opozitë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ne nuk duhet të realizojmë metodat e opozitë bërjes së ka pasur Lëvizja Vetëvendosje.  Ajo mënyrë e të bërit politikë ka sjellur një politikë populiste që nuk po prodhon rezultate, por vetëm probleme të tjera”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, ai ka deklaruar se sovraniteti mund të realizohet i tëri vetëm me partneritetin me SHBA-të.

Tahiri ka folur edhe për temat e kaluara, duke thënë se LDK-ja nuk pendohet që e ka kundërshtuar korrigjimin e kufijve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat