Nuland: Kosova dhe Serbia t'i zbatojnë angazhimet e Ohrit

Aktuale

Nuland: Kosova dhe Serbia t'i zbatojnë angazhimet e Ohrit

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 10:00
Ilustrim

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland ka njoftuar për takimin me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilin e quajti “mik të vjetër”.

Nulanda shkroi në Twitter se u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet dhe të nisin menjëherë zbatimin e marrëveshjes së fundit për rrugën drejt normalizimit.

Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit”, shkroi Nuland.

Zyrtarja e lartë amerikane tha se e mbështesin planin trepikësh të Bashkimit Europian për mënyrën se si duhet zgjidhur kriza në veri të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat