Ish-komandanti i UÇK-së, Latif Gashi thotë se për të ruajtur kufirin, është dashur të dërgohet njësi e fortë, e jo tre policë.
“Shumë më dhimben policët, por përgjegjës pse kanë shku në gojën e ujkut prapë është klasa politike.
Me i dërgu vetëm tre policë me nejt në kufi, është dashur me dërgu njësi të fortë edhe me i dërgu disa që janë të përgatitur, me dërgu njësi elite.
Në asnjë mënyrë nuk është dashur me i dhënë rast që serbët me i marr me i kidnapu ata, domethënë prapë përgjegjësia është tek klasa politike”, u shpreh ai.