Mungojnë deputetët, Komisioni për Buxhet e shtynë mbledhjen

Aktuale

Mungojnë deputetët, Komisioni për Buxhet e shtynë mbledhjen

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 11:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka shtyrë mbledhjen e paraparë që të fillojë në ora 10:00 të mërkurën, në mungesë të kuorumit.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja fillimisht kërkoi që shqyrtimi i propozimeve të Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të shtyhet pas datës 23 qershor, ngase mungon mendimi i Qeverisë për këtë çështje.

Ai me tej në konsultim edhe me deputetët vendosën që mbledhja të shtyhet e të mbahet të mërkurën gjatë ditës.

Në rend të ditës ishte edhe diskutimi rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin nr.KO190/19, ku i ftuar ishte ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat