Arrestohet një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

Aktuale

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 15:06
Ilustrim

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), në bashkëpunim dhe me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar hetime lidhur me krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998-1999).

Përmes rrugëve hetimore-operative ka pranuar informacion për të dyshuarin mashkull me iniciale (D. M.) si pjesëmarrës në këto krime.

Policia njoftoi se ndaj të njëjtit janë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë.

Në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se të njejtit kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat