Ish zyrtari i Konsullatës në Frankfurt, Murat Makolli ka reaguar ndaj lajmit se “Mërgimtaret po anulojnë udhëtimet në Kosovë- – shkak tensionet e krijuara”.
Makolli ka thënë se nuk anulojnë pushimet për shkak të Serbisë.
“Unë si ish punonjës në konsullatën e Republikës Kosovës në Frankfurt am Main dhe si mërgimtarë dhe aktivist kam aq njohuri që diaspora kurrë nuk i ka anuluar pushimet për në vendlindje”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Reagim sa i përket organizatës Germin
Gënjeshtër nga dora e parë.
Mërgimtarët nuk anulojnë pushimet për shkak të Serbisë.
Kjo është një gënjeshtër e dorës së parë.
Organizata Germin nuk paska qasje të mjaftueshme apo më mirë të them hiq fare për diasporën.
Unë si ish punonjës në konsullatën e Republikës Kosovës në Frankfurt am Main dhe si mërgimtarë dhe aktivist kam aq njohuri që diaspora kurrë nuk i ka anuluar pushimet për në vendlindje.
Për të folur sa i përket diasporës mund të pytën diplomatët tanë dhe shoqatat që kanë direkt kontakte me diasporën, por jo të bëhet një analizë e till nga një organizatë e cila nuk ka kredibilitet dhe as aftësi për një gjë të till.
Germin nuk ka drejtë me folë për diasporën.