Tahiri: Nesër alarmi i fundit për investimet publike

Aktuale

Tahiri: Nesër alarmi i fundit për investimet publike

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 15:42
Besnik Tahiri

 Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së deklaroi se në seancën e nesërme të Kuvendit  do t’i parashtrojë dy çështje të rëndësishme.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook tha se seanca e nesërme duhet të jetë alarmin i fundit për qeverinë.

“Seanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit për të shtyrë përpara detyrën më të madhe të Qeverisë për investimet publike, dhe të përkujdeset për të punësuarit e administratës shtetërore, që dita ditës po e lëshojnë Kosovën”, ka thënë Tahiri.

Postimi:

"Nesër, në seancën e Kuvendit të Kosovës, do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës – interpelanca e ministrit, Hekuran Murati, të cilin e kemi ftuar që të reflektojë në dy rreziqe të mëdha ekonomike që i ka Kosova me këtë Qeveri: E para, lidhet me bllokimin e investimeve kapitale, që është në nivelin më të ulët në histori. Dhe, e dyta, me nevojën që me rishikim buxhetor të ngritet koeficienti i pagave nga 105 në 129 euro për shërbyes civil. E kam një porosi për Qeverinë dhe ministrin: seanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit për të shtyrë përpara detyrën më të madhe të Qeverisë për investimet publike, dhe të përkujdeset për të punësuarit e administratës shtetërore, që dita ditës po e lëshojnë Kosovën. Ne do të prezantojmë qëndrimet tona, kalkulimet tona, mbi të gjitha sugjerimet tona për ndryshimet në buxhet të Kosovës me rishikim".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat