Escobar i'u përgjigjet ankuesve

Aktuale

Escobar i'u përgjigjet ankuesve

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 17:17
Gabriel Escobar

Emisarit amerikan, Gabriel Escobar, dukej se i është mbushur kupa me kritikat nga Kosova, se SHBA-ja po është e butë me Serbinë. Kur bashkë me Lajcakun u pyetën nëse janë të vështirë me kosovarët dhe të butë me serbët, Escobar e kishte përgjigjen gati dhe mori fjalën i pari.

Escobar i është pyetur për këtë dhe se kishte gati një përgjigje. Ai thotë se, në fakt, Amerika ka bërë çdoherë, gjithçka në favor të Kosovës, e jo në favor të Serbisë.

"Gjithçka që kemi bërë në 90 ditët e fundit, në fakt në 15 vjetët e fundit, ka qenë në favor të Kosovës. Serbia nuk ka dashur ta njohim ne pavarësinë e saj, por ne e kemi bërë. Serbia nuk ka dashur që ne të bëjmë fushatë globale për njohjen e Kosovës, por ne e kemi bërë, edhe në këto 90 ditët e fundit. Serbia donte që ne t’i bëjmë presion Kosovës, që ta braktisë idenë e zgjedhjeve [në veri], por ne nuk e bëmë. Serbia donte që ne të themi se zgjedhjet do të ishin jolegjitime, për shkak të daljes së ulët, por ne nuk e bëmë”, ka thënë Escobar në një intervistë.

Kritikat për qasje jokorrekte ndaj Kosovës, kësaj radhe, nuk ishin vetëm nga mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje. Ato i ka thënë e rithënë vetë Kryeministri Kurti.

Escobar dje ishte i gatshëm të sfidonte këdo që thotë se SHBA-ja ishte e ashpër me Kosovën.

Unë e sfidoj këdo që të më thotë se ku kemi qenë të ashpër me Kosovën dhe të butë me Serbinë. Ne e kemi shtyrë Serbinë që të lëvizë për çështjen e letërnjoftimeve, për barrikadat, edhe për Këshillin e Evropës”, ka thënë Escobar.

"Kurti kishte probleme me administratën amerikane edhe gjatë mandatit të tij të parë si Kryeministër. Atë kohë, faji për raportet e krisura i vihej republikanëve dhe Presidentit kontrovers, Donald Trump e njeriut të tij, Richard Grenell. Lëvizja Vetëvendosje priste që zgjedhjet t’i fitonin demokratët. Kurti doli publikisht në pëkrahje të Joe Bidenit."-shtoi ai mes tjerash. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat