Ambasadori gjerman demanton ikjen e 200 kompanive gjermane nga Kosova

Aktuale

Ambasadori gjerman demanton ikjen e 200 kompanive gjermane nga Kosova

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 17:44
Ilustrim

Pas raportimeve se 200 kompani gjermane kanë paralajmëruar ikjen nga Kosova për shkak të situatës në veri ka reaguar Ambasadori gjerman, John Rore.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka demantuar këto lajme, duke i quajtur gënjeshtra.

Ai ka thënë se këto kompani janë të shqetësuara për zhvillimet aktuale në veri dhe jo se do të mbyllen.

Ditëve të fundit pas situatave në Veri u plasuan disa informacione kinse kompanitë gjermane po lënë tregun e Kosovës.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat