Në media u raportua se aktivistja Berna Saraçi, u largua nga Vetëvendosja. Ajo iu bashkua PDK-së.
Por, Lëvizja ngre dyshimet se ajo është shantazhuar.
Sipas tyre, aktivsitja Saraçi në mbledhjen e fundit kishte paraqitur shqetësimet e sa.
“Na ka paraqitur shqetësimet e saj në raport me kërcënimet dhe shantazhet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj nga eksponentë të partive të pushtetit lokal. Të njëjtët e paraqitën sot aderimin e saj në këtë subjekt si sukses”, shkruhet ndër tjera.
Reagimi në Facebook:
Sot u njoftuam nga mjetet e informimit se një ish asambleiste jonë ka kaluar në një subjekt tjetër.
Ky kalim në PDK urojmë të jetë vendim i marrë me vullnet të lirë e jo ndrydhje e devijim i këtij vullneti siç na është paraqitur nga vetë ajo.
Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Qendrës me grupin e asamblesitëve, ish asambleistja Berna Saraçi na ka paraqitur shqetësimet e saj në raport me kërcënimet dhe shantazhet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj nga eksponentë të partive të pushtetit lokal. Të njëjtët e paraqitën sot aderimin e saj në këtë subjekt si sukses.
Jemi të shqetësuar për Bernën si ish kolege e jona por edhe si qytetare e këtij qyteti.
Gratë në politikë kanë nevojë për mbështetje por mbi të gjitha për vendosmëri që t'i bëjnë ballë çfarëdo shantazhi të ndërlidhur për veprimtarinë e tyre politike.
Po ashtu në dijeninë tonë ky është një rast i qartë i kërcënimit andaj ju bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë të fillojnë hetimet mbi rastin.