Në emisionin “Info10”, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka deklaruar se situata në veri asnjëherë nuk ka qenë më kaotike.
“Kemi një vendim i cili nuk është i bashkërënduar me SHBA-të dhe ende nuk kemi parë asnjë plan të Kurtit për të dalë nga kjo situatë në veri”, tha Krasniqi.
Deklaratën e ministrit Murati se paga mesatare e policit është 800, Krasniqi e ka quajtur hipokrizi.
“Situata në veri është shqetësim i shteteve evropiane”, tha Krasniqi.
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi dhe ajo e VV-së Arjeta Fejza janë përplasur ashpër duke mos u pajtuar me veprimet e Kurtit në veri.
Deputetja Krasnqi përmendi edhe deklaratën e Kurtit duke përkujtuar Oliver Ivanoviqin, e cila tha se Kurti i thuri lëvdata serbit të dyshuar për krime lufte në Mitrovicë.
Krasniqi e LDk-së iu drejtuar Fejzës së VV-së se një kryetar të ka mbetur i mbyllur dhe për cilin sovranitet po flet në veri.