Lekaj për rrëmbimin e policëve nga Serbia: U përdhos shteti, Kurti s`ka çka lyp në Bruksel pa lirimin e tyre

Aktuale

Lekaj për rrëmbimin e policëve nga Serbia: U përdhos shteti, Kurti s`ka çka lyp në Bruksel pa lirimin e tyre

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 19:32
Pal Lekaj

Rrëmbimi i tre policëve brenda territorit të Kosovës ka ngjallur reagimin e ashpër të zyrtarëve vendorë.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se me aktin e kryer nga Serbia u përdhos shteti kosovar.

Ky kërkon përgjegjësi nga KFORI nëse rasti vërtetohet se ndodhi brenda kufijve të shtetit, version pas të cilit qëndron Kosova, por jo edhe Serbia.

“S`ka shqetësim më të madh se kur të kidnapohen policët, të ka perdhos si shtet. Nëse kanë hy në brendi, KFORI është dashte me u përgjegj”.

Ai pati një porosi për kryeqeveritarin, i cili mori ftesë nga BE-ja për dialog me Vuçiqin pas situatës në Veri.

“Kurti nuk duhet të shkojë në Bruksel, pa lirimin pa kusht të policëve kosovarë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat