Armend Muja, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për kapitalet e dyshimta që sipas tij hyjnë në Kosovë.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka asgjë kundër mediave në pressing.
Sipas tij, investimet e dyshimta janë edhe në projekte të tjera, përmendi Portin e Durrësit.
“Dyshimet i ngris për dy investime, Porti i Durrësit e ka origjinën e njëjtë te kapitali, Braca Karic edhe Lukashenko, paratë e tyre të pista. Dhe për këtë ka evidencë që mund të paraqesë. Dyshimet lindin se a është zgjatur edhe ai kapital te platformat që neve na cenojnë stilin e jetesës”, ka thënë Muja.