Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka mirëpritur vendimin e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) për anulimin e vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Në një postim në Twitter, ajo tha se vendimet “që kanë ndikim në liritë e mediave” duhet të shqyrtohen “me shumë kujdes”.
“Mirëpres vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për të anuluar vendimin për suspendimin e licencës së Klan Kosovës. Vendimet që kanë ndikim në liritë e mediave duhet të shqyrtohen me shumë kujdes, të merren në konsideratë praktikat më të mira”, deklaroi Von Cramon.
Kujtojmë se ARBK-ja njoftoi sot zyrtarisht se përfaqësuesi i autorizuar i Shoqërisë Tregtare Klan Kosova Sh.P.K. ka dorëzuar kërkesën për plotësim dokumentacioni dhe se me këtë rast ARBK-ja ka bërë shfuqizimin e vendimit të saj për suspendmin e certifikatës së biznesit.