Zyra Kombëtare e Auditimit, në raportin vjetor për Komunën e Lipjanit, që udhëhiqet nga Imri Ahmeti i LDK-së, ka gjetur parregullsi në vlerësimin e përzgjedhjes së kandidatëve për dy mjekë të përgjithshëm, duke mos bërë përzgjedhjen sipas rezultateve.
Sipas auditorit, është zbuluar se në konkursin për plotësimin e vendeve të punës për dy mjekët, kandidatit që plotësonte kriteret të ishte i pari në renditje sipas pikëve nga vlerësimi, sinjali raportoi se i janë zbritur 10 pikë për përgjigje të saktë.
Ndërsa kandidatit që ishte përzgjedhur i pari në renditje sipas pikëve, ishte vlerësuar me 10 pikë për përgjigje të pasaktë.Komisioni i Vlerësimit, në bazë të raportit, nuk kishte vlerësuar drejt kandidatët si pasojë e kujdesit jo të duhur, duke ndikuar kështu në përzgjedhjen e kandidatëve që nuk e kanë merituar.
Sipas nenit 10 të udhëzimit administrativë nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, lista definitive përpilohet duke u renditur pjesëmarrësit në testim dhe në intervistë sipas renditjes së pikëve të fituara nga testi dhe intervista.
Prandaj, Auditori i ka rekomanduar kryetarit të Komunës, që të sigurojë marrjen e masave të nevojshme në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, në rritjen e kujdesit, si dhe në mënyrën që të bëhet përzgjedhja e kandidatëve të merituar me më së shumti pikë.