Blerim Latifi, profesor i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se presidenti amerikan Joe Biden dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, po tregojnë për rrezikun në Ballkanin Perëndimor dhe kjo nuk po i lë përshtypje në Kosovë.
Ai ka deklaruar se kjo është një papjekuri.ështu Latifi duke diskutuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujën, i tha t’i marrin seriozisht deklaratat e aleatëve sepse nuk janë “fjalë fëmijësh”.
Sipas tij, Veriu i Kosovës tash më nuk është çështje e brendshme e Kosovës, por çështje ndërkombëtare.
“Veriu nuk është praktikisht çështje e brendshme e Kosovës, është shëndrru në çështje ndërkombëtare. I lexova deklaratat që vijnë nga figurat më të larta, po më bën përshtypje indiferenca totale e institucioneve”, ka thënë në pressing Latifi.
“Presidenti Biden thotë se në Ballkan siguria nacionale e SHBA-ve në Ballkan është siguri. Gabriel Escobar thotë se është një rrezik për konflikt rajonal në Ballkan. Dhe neve nuk na lënë përshtypje kjo punë”-shtoi mes tjerash.