Shtyhet gjykimi ndaj 29 të akuzuarve

Aktuale

Shtyhet gjykimi ndaj 29 të akuzuarve

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 10:47
Ilustrim

Në mungesë të anëtarit të trupit gjykues, Lutfi Shala, ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj 29 të akuzuarve për pastrim të parave dhe organizim të skemave piramidale e bixhozit të paligjshëm.

Lidhur me mungesën e tij, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kujtim Krasniqi njoftoi se i njëjti për shkaqe familjare nuk mund të jetë i pranishëm në këtë seancë.

Në këto rrethana, seanca e sotme është shtyrë ndërsa të radhës janë të caktuara paraprakisht më 19 dhe 20 korrik,sipas BPD.

Të akuzuarit Safet Kyqyku, Armend Danqeli, Ardian Kuqi, Zenun Zenuni, Besnik Aliu, Burim Bytyqi, Blerim Blakaj, Flakron Maqani, Naser Pervetica, Nexhat Ejupi, Nehat Ejupi, Hasan Ejupi, Besim Bllaca, Trimor Dushkaja, Driton Shabani, Burim Sadiku, Arber Hoti, Agron Limani, Blerim Imeri, Petrit Neziri, Avni Berisha, Afrim Rifati, Idriz Jakupi, Istref Veliqi, Sabri Brahimi, Sami Baliu, Ramadan Nebija, Burim Makiqi dhe Bekim Kyqyku po përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i parave”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe për veprën penale “Ndihma”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat