Kurti dhe Vuçiq konfirmojnë pjesëmarrjen në Bruksel

Aktuale

Kurti dhe Vuçiq konfirmojnë pjesëmarrjen në Bruksel

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 11:10
Ilustrim

Krerët e Kosovës dhe Serbisë kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin për menaxhimin e krizave, që është thirrur nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 22 qershor tha se të enjten do të takohet me Borrellin në Bruksel, por jo edhe me Kurtin.

Ai tha se në atë takim do të insistojë “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve që po mbahen peng nga Serbia, shtensionimin e situatës dhe normalizimin e raporteve”.

Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha se ka ftuar liderët e Kosovës dhe Serbisë në një takim urgjent në Bruksel, për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën aktuale.

“Kam ftuar liderin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe atë të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel për takime urgjente për të gjetur një mënyrë për të dalë nga kriza aktuale. Na duhet shtensionim i menjëhershëm i situatës dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Këto janë parësore për rajonin dhe BE-në”, shkroi ai në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat