Deliu: Kurti t’i kërkojë falje Blinkenit për deklaratën skandaloze

Aktuale

Deliu: Kurti t’i kërkojë falje Blinkenit për deklaratën skandaloze

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 11:21
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se kryeministri Kurti duhet ti kërkojë falje sekretarit amerikan të shtetit, Atony Blinken për siç ka thënë ajo deklaratën skandaloze.

Deliu në seancën e Kuvendit, ka thënë kjo është e domosdoshme, për sa kohë që ai është kryeministër.

“Kurti t’i kërkojë falje zotit Blinken për deklaratën e tij skandaloze, kjo shtë e domosdoshme për aq sa i është kryeministër i Kosovës. Na mbetet përgjegjësia e madhe për t’u distancuar nga kjo gjuhë që ai tash e sa kohë po komunikon me partnerët”, tha ajo.

Deliu po ashtu tha se si PDK kërkojnë lirimin e menjëhershëm të policëve të Kosovës të kidnapuar nga Serbia.

“Thirrja jonë mbetet e njëjtë, lirimi i tyre menjëherë dhe pa asnjë kusht. Thirrje të tilla kanë bërë ShBA-të, Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat