Dy Ministret e Francës dhe Gjermanisë kërkojnë de-eskalim dhe respektim të marrëveshjeve nga Kosova e Serbia
Dy ministre të dy shteteve hisedare në dialogun Kosovë-Serbi kanë kërkuar që Prishtina zyrtare dhe Beogradi të de-përshkallëzojnë situatën dhe kanë kërkuar nga të dy shtetet që të respektojnë marrëveshjet e arritura.
Ministrja Gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Luhrman në një intervistë për EURACTIV ka thënë se të dy palët duhet të ulin tensionet meqë po rrezikojnë të ardhmen e tyre drejt BE-së.
“Të dyja palët duhet të de-përshkallëzohen. Ata vërtet po rrezikojnë të ardhmen e tyre në BE”, ka deklaruar për EURACTIV Ministrja gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Luhrmann.
Ajo tutje ka thënë se palët duhet të përmbahen nga veprime që mund të përshkallëzojnë situatën duke specifikuar se kjo thirrje vlen për të dy vendet.