Tensionet në veri kurth i Rusisë, pasojat mbi Kosovën

Aktuale

Tensionet në veri kurth i Rusisë, pasojat mbi Kosovën

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 15:52
Pamje nga veriu i Kosovës

Mark Qehaja, themelues i shoqatës shqiptaro-amerikanë “Skënderbej” u shpreh se lidhja mes Serbisë dhe Rusisë është e padiskutueshme.

Ai theksoi se marrëdhënia e ngushtë e tyre është duke ndikuar drejtpërdrejt te tensionet e krijuara së fundmi në Kosovë.

“Rolin e Rusisë e shohim që te veprimi i bazave që ka ngritur në Serbi dhe duke qenë se Serbia është satelit i Rusisë, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë me Rusinë dhe ngritja e grupeve që bashkëveprojnë me Serbinë në interes të Rusisë, ndërmjet tyre dhe ambasadorët që kanë pasur takime të shpeshta me udhëheqësit e Serbisë, çdo gjë është ngritur, një prapaskenë, një kurth, për të agravuar situatën në Kosovë, për të arritur deri në përleshje siç ishin ato përleshjet ndërmjet KFOR-it, policisë, gazetarëve. Ato skena ishin të padëshiruara dhe të dënueshme, por ishin veprime që tregojnë taktikën dhe strategjinë e Serbisë,” – u shpreh Qehaja.

Situata në veri të Kosovës u tensionua më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat