“E pashë nervozizmin e ambasadorit”, kryetari i Zubin Potokut tregon se çka i kishte thënë Hovenier kur i ftoi kryetarët në Prishtinë

Aktuale

“E pashë nervozizmin e ambasadorit”, kryetari i Zubin Potokut tregon se çka i kishte thënë Hovenier kur i ftoi kryetarët në Prishtinë

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 18:11
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka folur për takimin që kishte pasur me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas situatës që ishte krijuar në veri, kur Zeqiri dhe kryetarët e tjerë ishin futur në objektet e komunave përkatëse me asistimin e Policisë.

Në atë takim, Zeqiri thotë se kishte parë nervozë te ambasadori amerikan, derisa shtoi se Hovenier i kishte pyetur se pse kanë shkuar në objektin e komunës.

“Thënë të drejtën pash nervozimin e ambasadorit amerikan. E pashë një nervozë të drejtpërdrejtë. Ambasadori na tha pse keni shku”, ka thënë Zeqiri në Frontal të T7.

Zeqiri ka thënë se edhe pse ambasadori u kishte kërkuar që të mos dalin në objektet e komunave, Ministri Elbert Krasniqi u ka kërkuar sërish që të dalin në zyret e tyre.

“Ka pas kërkesë që me shku në komuna, edhe pas kërkesës së ambasadorit. Thojke me shku në komunë”, ka thënë Zeqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat