Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për veshjen e tij në takimin me Papa Françeskun në Vatikan.
Gjinovci, teksa ka analizuar fotografitë e takimit, ka thënë se Kurti është dashur t’ia lë dikujt që t’ia zgjedh kravatën, përcjell Bota sot.
Ai ka shtuar se për për teshat e Kryeministrit brenda Kosovës i ka çuar “duart moti”, mirëpo ka kërkuar nga Kurti që të ketë më shumë kujdes me veshjen në takimet jashtë vendit.
“Çfarë kravate
1 herë në krejt mandatin ose në dy mandate ni politikan e takon Papën, aq ma tepër i ni veni që Vatikani se ka njoft. Për teshat e Kryeministrit mrena Kosovës i kom çu durt moti, po kur të shkojsh te Papa leja dikujt që din me ta zgedhë at kravatë. Çka osht ajo kravatë ma bazikja ma bajatja e mundshme. E teget me do pika Mos dofsh shko ni ngjyrshe, krejt të zezë mat edhe hajt.
Mandej janë do kmisha me jaka të gjata pak ma t'pucita që ta qesin qafën e hollë e posturën e trupit ma elegante, çka osht kjo kmishë me kto jaka si me kon tu u furrë.
Doni mem shti n'dhe”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me Papa Françeskun në Vatikan gjatë vizitës së tij zyrtare në këtë vend.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit më herët, përveç se me Papa Françeskun, Kurti kishte në agjendë edhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol.
Kjo ishte vizita e parë zyrtare e kryeministrit Kurti në Vatikan dhe takimi i parë i tij me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun./Botasot