Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku thotë se janë të vetëdijshëm se nuk mund ta rrëzojnë Qeverinë me këta numra që i kanë.
Një gjë e tillë, sipas saj ndodh vetëm nëse bashkëpunojnë me Listën Serbe, por që këtë pazar LDK-ja nuk e bënë.
“Rrëzimi i qeverisë bëhet vetëm nëse vjen Lista Serbe, e çka nëse ne e nënshkruajmë mocionin e zotit Haradinaj dhe po atë ditë vjen Lista Serbe dhe e voton. A do ta votojmë ne qeverinë tonë të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Listën Serbe, qysh kish me u gjend realisht zoti Haradinaj? A kish dashur me dalë në foltore edhe me thënë tash meqë Lista Serbe erdhi në Kuvend e po voton mocionin, unë po e tërhoqi mocionin?
Ne nuk bëjmë kësi pazaresh dhe nuk bëjmë hapa për me i kënaq veshin qytetarët dhe për popullizëm”, u shpreh Bunjaku.