Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje edhe njëherë që të fillojë mocioni ndaj qeverisë së Albin Kurtit.
Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka kritikuar opozitën për mosgatishmërinë e tyre për votim.
E gjithë këtë, sipas deputetet të LDK-së, Valentina Bunjaku, Haradinaj po e bën vetëm për ta rritur partinë e vet.
“Fillimisht unë kërkoj falje prej zotit Haradinaj, kam pasur një respekt, me sot zoti Haradinaj ka dalë jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe këtë po e bënë vetëm e vetëm për me e rrit aleancën sipas tij, sepse nuk mundet Lidhja Demokratike e Kosovës me këtë përqindje tani që e ka”, u shpreh ajo.