Opinionisti, Imer Mushkolaj ka reaguar në lidhje me vendimin e ARBK-së, ku sërish ia ka pezulluar certifikatën e biznesit të Klan Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është lojë e rrezikshme e pushtetit me media.
“Lojë e fëlliqtë dhe e rrezikshme e pushtetit me media”, ka shkruar ai.
Ky reagim erdhi pas pezullimit të dytë të Klan Kosovës.