Kurti: Zgjedhjet në veri të paraprihen nga sundimi i ligjit

Aktuale

Kurti: Zgjedhjet në veri të paraprihen nga sundimi i ligjit

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 22:28
Albin Kurti

Kurti para gazetarëve bëri të ditur se zhvilloi takime bilaterale me shefin e Politikës së Jashtme e të Sigurisë së BE-së, Josep Borrell, si dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ku sqaroi se takimi nuk ishte trelateral, sepse pala tjetër ka refuzuar një gjë të tillë.

Tutje, kryeministri Kurti foli për rrjedhën e takimeve që para katër muajsh e deri më tani, kur, siç u shpreh ai,  sot u konfirmua që kemi marrëveshje , por nuk patëm takim, teksa kritikoi sjelljen joserioze të presidentit Vuçiq.

"Unë kam ardhur për t’u takuar për t’u marrë vesh që të kemi dakordësime e të ecim përpara”, tha kryeministri Kurti, derisa shtoi se jo gjithçka varet prej tij"-deklaroi ai.

Në fillim të takimit unë kam prezantuar një dokumentacion Borrell-it e Lajcak-ut lidhur me rrëmbimi n e tre policëve të Kosovës në Leposaviq, më 14 qershor, kur janë bërë më shumë se një javë e që po mbahen peng nga Serbia në burgun e Kralevës”, duke kërkuar që ta dënojnë agresine e Serbisë ndaj Kosovës publikisht"-tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat