Krasniqi: Shpesh jemi mashtruar nga bashkësia ndërkombëtare

Aktuale

Krasniqi: Shpesh jemi mashtruar nga bashkësia ndërkombëtare

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 23:53
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka pranuar se shumë herë bashkësia ndërkombëtare e ka mashtruar Kosovën. 

“Kam thënë dhe kam besu se është njohje de fakto. Ashtu kanë thënë bashkësia ndërkombëtare. Shpesh herë jemi mashtru nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se marrëveshja e vitit 2013, po të zbatohet nuk bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Marrëveshja e 2013 sot mundet me u zbatu, dhe asnjë dëm rregullimit kushtetues të Kosovës, nuk ia bën. Neni 3 thotë duhet t’ia bëjmë statutin bazuar në statutin  e legjislacionit ekzistues”, ka thënë ai.

Krasniqi, tha se marrëveshja e vitit 2015, ka qenë arritun e madhe, sidomos pjesa që Asociacioni duhet t’i nënshtrohet Kushtetutës së Kosovës.

“Kemi besu që është njohje de fakto, gabim ka dalë. Marrëveshja e Asociacionit, e 2015 është e arritun, që duhet t’i nënshtrohet Kushtetutës, edhe kjo kemi mëndu që është njohje de fakto”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat