Kompanitë gjermane në rajon kanë vazhduar ta shprehin shqetësimin për tensionet e rritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryetarja e Komitetit për Marrëdhëniet Ekonomike të Evropës Lindore, Cathrina Claas Muhlhauser ka thënë se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë duke i parë me shqetësim të madh.
Ky zhvillim pozitiv është në rrezik.
"Tensionet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë po i shikojmë me shqetësim të madh. Po marrim gjithnjë e më shumë kërkesa të shqetësuara nga kompanitë gjermane që janë aktive në Kosovë dhe vendet fqinje.
Sukseset e arritura dhe investimet e ardhshme në rajon janë në rrezik”-ka deklaruar ajo.
Tutje ajo ka bërë thirrje që palët të hyjnë sërish në dialog konstruktiv.