Shtetet Perëndimore po e eskalojnë situatën në Kosovë në mënyrë që t’i bëjnë presion shtesë lidershipit politik serb. Kështu ka thënë zëdhënësja e Këshillit Federal rus, Valentina Matviyenko.
“Fuqitë perëndimore po provokojnë në mënyrë metodike dhe të përsëritur përshkallëzimin e situatës” në Kosovë“ me qëllim që të ushtrojnë presion të shtuar mbi lidershipin politik në Beograd, për ta detyruar atë të braktisë interesat e veta themelore kombëtare"-tha ajo.
,Duke shtuar se ajo është duke sakrifikuar marrëdhëniet miqësore me Rusinë vëllazërore dhe partnerë të tjerë tradicionalë.
Deklarata e saj u publikua në faqen zyrtare të Këshillit të Federatës të premten, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve “TASS”.