Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar Sabri Demirin, të dërguarin e posaçëm të Ballkanit Perëndimor të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Krasniqi e Demiri folën për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon.
Teksa kreu i PDK-së e uroi Demirin edhe për fitoren e presidentit turk, Erdogan.
“Turqia është shtet mik dhe partner tejet i rëndësishëm i Kosovës, ndihma e së cilës është gjithmonë e mirëseardhur për shtetin tonë”, thuhet në njoftimin e Krasniqit.