“Le ta thejnë qafën”/ Nezir Kraki i ashpër me Borrellin – kështu i drejtohet!

Aktuale

“Le ta thejnë qafën”/ Nezir Kraki i ashpër me Borrellin – kështu i drejtohet!

Nga: M.H. Më: 23 qershor 2023 Në ora: 21:53
Nezir Kraki

Borrell është shprehur tejet i alarmuar me arrestimet e serbëve në veri dhe marshimin e FSK-së, pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë

Ligjëruesi nga Parisi Nezir Kraki përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me deklaratën e fundit të Borrellit.

Ai u shpreh se duhet me e kuptu ky dhe ai sllokaku proserb që kufiri i Kosovës NUK ËSHTË ura e Ibrit ose le ta thejnë qafen me dialog e me çka kanë, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu, Kraki thotë që problem është që të kuptojnë ndërkombëtarët që veriu është i Kosovës kur edhe opozita nuk e shohin të tillë.

Postimi i plotë

Merreni me mend…

Borell qenka alarmu pse Kosova arreston dhunues të rendit brenda territorit të vet.

Derisa i janë dashtë 10 ditë që të reagojë e t’alarmohet kur Serbia kidnapoi policë të Kosovës, brenda në Kosovë.

Ose duhet me e kuptu ky dhe ai sllokaku proserb që kufiri i Kosovës NUK ËSHTË ura e Ibrit ose le ta thejnë qafen me dialog e me çka kanë.

Nejse, këtë faktë ata zor që e pranojnë kur opozita n’Kosovë dhe krejt oportunistët e ish sistemit janë të bindur që veriu nuk është i Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat