Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i ka reaguar deklaratave të kryediplomatit evropian, Josep Borell, pas zhvllimeve të sotme.
Gërvalla përmes një shkrimi në Twitter, ka pyetur nëse BE po bën thirrje për mos t’i ndëshkuar ata që sulmuan NATO-n.
Ajo ka shtuar se policia ka prova të qarta se i arrestuari i sotëm, ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s.
“A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n? Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar sot ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj.
Arrestimi u bë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kështu që nuk ka asgjë jashtëgjyqësore.” – tha ajo.
Is the EU calling for impunity for those who attacked NATO?
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 23, 2023
The police has clear evidence that the person arrested today participated in attack against NATO on 29 May.
The arrest took place based on Art.71 of Kosovo’s Criminal Procedure Code so there’s nothing extra-judicial. https://t.co/LSqvIHrvf0
Ndërkohë, më herët kryediplomati Borrell shkroi në Twitter në lidhje me zhvillimet e sotme, u shpreh i “alarmuar”, duke thënë se “përshkallëzimi po bëhet edhe më i rrezikshëm”.
“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të menaxhimit të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë.” – ka shkruar ai.