Bedri Elezi, njohës i çështjeve të sigurisë, ka akuzuar KFOR-in se po kontribuon në eskalimin e situatës së sigurisë në veri të Kosovës.
Elezi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nga mos reagimi i KFOR-it dhe mos prezenca e zyrtarëve policorë të Kosovës, grupet kriminale po frymëzohen për dhunë në veri, përcjell Bota sot.
Reagimi i tij vjen pas sulmit të protestuesve serbë ndaj gazetarëve të Kosovës, ku u lënduan teksa po raportonin nga vendi i ngjarjes.
Elezi në fund ka kërkuar që ndërkombëtarët, të bëjnë përgjegjës Beogradin për organizimin e këtyre akteve tejet të dhunshme ndaj mediave.
Reagimi i Elezit:
Mos reagimi i KFOR-it, për të mbrojtur gazetarët nga grupët kriminale në veriun e Mitrovicës, mund të konsiderohet si kontribues i eskalimit të situatës së sigurisë e jo deeskalimit siq është duke nga faktori ndërkombëtarë.
Personat dhe grupet kriminale janë duke u frymëzuar për aktivitete të dhunshme nga mos reagimi i KFOR-it, si dhe mos prezenca e zyrtarëve policorë të Republikës së Kosovës.
Faktori ndërkombëtarë ka kërkuar largimin e policisë së Kosovës nga komunat në veriun e Mitrovicës, me arsyen se prezenca e tyre është duke nxitur protesat e serbëve, dhe në anën tjetër nuk reagon për të ofruar siguri për qytetarët apo gazetarët. Nga mos prezenca e zyrtarëve policor dhe mos reagimi i KFOR-it, grupet kriminale janë duke kryer vepra të rënda penale, dhe pikërisht mos lejimi i zyrtarëve policor për të vepruar në atë zonë i ka motivuar këta grupe kriminale për të vepruar.
Qeveria e SHBA-ve, përmes përfaqësuesve të saj në Beograd, si dhe të dërguarit të posaçëm për dialogun, duket të vendos para përgjegjësisë Beogradin zyrtar për organizimin e këtyre akteve tejet të dhunshme ndaj mediave.